Përkundër faktit se “Djajtë e Kuq” ishin lidhur ngushtë me një transferim të reprezentuesit kroat, tashmë u duhet të përballen me konkurrencën e Chelseat.

Destinacioni i Ivan Perisic pritet të jetë Chelsea. Të paktën këtë e ka sugjeruar ish-sulmuesi i kampionëve të Anglisë, Hernan Crespo, i cili në një intervistë për “The Express” është shprehur se ekziston mundësia që Perisic t’i bashkohet Chelseat.

“Është e mundur që ai t’i bashkohet Chelseat, por ai luan në të majtë në një pozicion ku është Hazard, dhe Marcos Alonso. Ndoshta do luajë në qendër ose në të djathë. Perisic është një lojtar shumë i mirë, dhe nuk e di nëse Inter kërkon ta shesë”, u shpreh Crespo.