Dy shtetas italianë janë kallëzuar në polici, pasi për një periudhë 6-mujore, kanë mashtruar administratorin e një hoteli, duke e mbajtur peng dhe mos e paguar për qëndrimin në hotel.

Pas kaq shumë kohësh, administratori ka vendosur të mos presë më e të mos heshtë. Si pasojë ai i është drejtuar Policisë së Tiranës dhe ka bërë kallëzim për dy italianët, që kanë vendosur të jetojnë në kryeqytet.

“Më datë 08.08.02017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit italian O. M., dhe A. R., vjeç 41 e 40,  banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi E. G., vjeç 37, banues në Tiranë, administrator i një hoteli kallëzon se për një periudhë 6 mujore, nëpërmjet mashtrimit, nuk i kanë paguar për ditët e qëndrimit në hotel. Neni 143 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.