Aktori Chuck Norris në korrik ka përjetuar dy infarkte shumë të rënda brenda ditës, ose më saktësish 45 minuta pasi që e ka pasur të parin.

Sulmin e parë e ka pasur në dhomën e hotelit në Las Vegas, ku ka qëndruar me gruan e tij.

 Ai menjëherë u transferua në spital, ku atje e ka përjetuar edhe sulmin e dytë, transmeton gazetametro.net

Aktori momentalisht është në gjendje shumë të mirë.

Ai në Las Vegas ka qenë për të ndjekur gazën e arteve marciale “United Fighting Arts”. Mediet e huaja kanë treguar se aktori 77 vjeçar ka qenë shumë afër vdekjes, por e ka duruar dhe është kthyer në gjendje normale.