Një foshnjë katërmuajshe nga Gjevgjelia me infekt respirator dhe sindromë të rënda malformuese me përfshirje të më shumë organeve – zemrës, mushkërive të bardha.., vdiq sot në Repartin për kujdes intensiv pranë Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Këtë sot e theksoi drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Katerina Stavriq, e cila tha se edhe një foshnjë nga Gostivari, është sjell në Klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila menjëherë është vendosur në respirator, poashtu ka vdekur sot.

“Ky është institucioni terciar. Të gjithë rastet më të rënda vijnë këtu. Ne mjekët, pavarësisht asaj që kemi mundësi për pajisje dhe njohuri, jo çdoherë mundemi të kurojmë. Kanë ndodhur raste të rënda dhe kanë vdekur”, ka theksuar Stavriq.

Ajo tha se foshnja nga Gjevgjelia nga lindja është sjellë në Klinikë me probleme, ka qëndruar në kurim intensiv dhe atëherë për herë të parë ka qenë në respirator. Me përmirësimin e gjendjes, theksoi ajo, është transferuar në Repartin për kujdes intensiv.

Për shkak të rrezikut që ky malformim të paraqitet edhe te fëmijët tjerë të nënës, të cilës foshnja e vdekur ka qenë fëmija i parë, Stavriq tha se qëndrojnë në dispozicion për konsultime.