Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, zhvilloi një takim pune me Patrik Martens, drejtor i delegacionit të Dhomës Ekonomike Gjermano-Maqedonase me qëllim të shqyrtimit të drejtimeve të mundshme të bashkëpunimit në sferën e menaxhimit me mbeturinat.

Duke pasur parasysh situatën e tanishme në Republikën e Maqedonisë lidhur me menaxhimin e papërshtatshëm me mbeturinat komunale në nivel komunal dhe përpjekjet e Qeverisë së RM për gjetjen e zgjidhjeve afatshkurtëra dhe afatgjata  për tejkalimin e këtij problemi, Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes Ambasadës gjermane në Maqedoni inicoi një takim me përfaqësuesit e kompanive me renome nga Gjermania, të cilat punojnë me teknologji bashkëkohore për menaxhim me mbeturinat.

Si një nga mundësitë për menaxhim me mbeturinat në afat të shkurtër u shqyrtua opsioni i paketimit të mbeturinave. Kjo është teknologji për të cilën ekspertët konsiderojnë se mund ta zgjidhë problemin me mbeturinat komunale në afat të shkurtër deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata, me ç’rast nuk do të shkaktohen aspak pasoja të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor