Ministrja e kulturës, rinisë dhe sportit, Vlora Dumoshi ka njoftuar se ka biseduar nw telefon me Driton Kukën trajnerin e Majlinda Kelmendit e cila mbeti pa medalje në Kampionatin Botëror në xhudo në Budapest të Hungarisë.

Dumoshi ka shkruar në Facebook se i shprehur përkrahjen e parezervë dhe se Majlinda mbetet krenaria e Kosove.

Po ashtu, ajo ka thënë se në kthim do të pritet si fituese!

Postimi i plotë:

Sapo bisedova në telefon me Toni Kuken, trajnerin e Majlinda Kelmendit dhe i shpreha përkrahjen e parezervë, sepse ne fitore e edhe ne disfata ajo mbetet krenaria e Kosove dhe ne kthim do te pritet si fituese!