Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa një muaj më parë publikoi këngën ‘New Rules’, e cila po rezulton shumë e suksesshme.

Përveç se ka marrë mbi 135 milionë klikime, kënga po vazhdon të dëgjohet suksesshëm dhe të prijë në top-lista.

Mëngjesin e sotëm Dua mori një lajm të mirë në lidhje e këngën, ajo po qëndron e para për dy javë rresht në BBC Radio 1.

“MIRËMËNGJESI! #NewRules është NUMËR1 në top-listë për të dytën javë!!! Faleminderit për mbështetjen, Ju dua!!!  [????] [?] ” shkruan ndër të tjera këngëtarja.