Urime për Dua Lipën!

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, është ngjitur në pozitën e parë të “Official Singles Chart” për javën e fundit, njofton Klan Kosova.

Kënga e fundit solo e Dua Lipës, “New Rules” është ngritur nga pozita e pesë në të parën për tu bërë ‘Numri 1’ nga një solo artiste në Britani të Madhe për dy vitet e fundit.

Kështu ajo i ka dhënë fund dominimit të këngëtares tjetër, Adele e cila ka zënë vendin e parë që nga tetori i vitit 2015.