Përmes një postimi në rrjetin social Instagram këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka nxitur dyshimet për një romancë të re.

Pas ndarjes nga modelin Isaac Carew, Dua Lipa  është komentuar për një lidhje me këngëtarin holandez Martin Garrix, por një lajmë të tillë nuk u konfirmua nga asnjëra palë, edhe pse shpesh ata janë fotografuar duke u përqafuar ne publik.

Por të hënën, Dua ka publikuar një fotogra në Instastory, duke shtrënguar një dorë djali dhe kjo e bën situatën edhe më të mistershme. Dora e Duas është lehtë e identikueshme për shkak të tatuazheve që ka këngëtarja, por jo edhe dora e partnerit të saj.

Si duket  djali që ndodhet në krah tëDuas nuk është Martin, dhe kjo është lehtësisht e identifikueshme nga fotoja qe ka publikuar

Djali në fjalë, ka një tatuazh në njërin nga gishtat, ku shkruan “LA”, por një shënim të tillë nuk gjendet në dorën e këngëtarin Martin Garrix.