Këngëtarja Dua Lipa gjatë këtij viti i dha fund lidhjes me ish-të dashurin e saj Isaac Carew.
Vetëm pak muaj më vonë filluan thashethemet për një lidhje të re, dhe kësaj radhe bëhej fjalë për Martin Garrix.

Megjithatë asgjë nuk u konfirmua!

Së fundmi, këngëtarja kosovare me famë botërore ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq dorën e saj kapur me një dorën e një mashkulli tjetër.

Nga fansat u aludua se mashkulli në fjalë është Martin Garrix, por në fakt del të mos jetë ai.

Telegrafi zbulon se personi në fjalë është Paul Klein, një regjisor amerikan, njëherësh mik i afërt i këngëtares.

Nuk dihet nëse imazhi në fjalë është bërë thjeshtë për të realizuar një fotografi artistike, megjithatë nuk bëhet fjalë për ndonjë lidhje të re të këngëtares.