Modelja e njohur shqiptare, Drita Stublla, pavarësisht faktit se është prej më të rejave në pasarelat e modës, gjithnjë di të tërheqë vëmendje.

Kësaj radhe ajo nuk është zhveshur shumë, por është shfaqur jashtëzakonisht seksi, duke zbuluar vetëm pak gjoksin, me disa fustane të dizajnuar nga motra e saj, shkruan Gazeta Express.

Drita duket vërtet mahnitëse dhe sikur një bombë në shpërthim.

Modelja mori famën së fundmi kur u spekulua për një romancë me të birin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Megjithatë, edhe ajo edhe Endriti janë distancuar nga spekulimet pavarësisht indikacioneve për një gjë të tillë që çuan në shumë raportime të mediave.

Kjo shtyri edhe bukuroshen që të mbyllë Instagramin e saj të vjetër me mbi 20 mijë ndjekës, për të hapur një llogari të re krejtësisht private.

Për më shumë shikoni disa fotografi që ajo i ka bërë së fundmi.