Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot u takua me drejtorin e Policisë së përgjithshme të Republikës së Turqisë Selami Altinok, i cili është për vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Siç kumtoi MPB, ministri Spasovski ka theksuar se ky takim veçanërisht është i rëndësishëm për intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta në drejtim të tejkalimit të sfidave të sigurisë me të cilat po përballen, si dhe në zbatimin e reformave të cilat janë në vijim, në të dy vendet.

Spasovski ka shprehur falënderim për mbështetjen e deritanishme që Republika e Turqisë konkretisht e demonstroi ndaj vendit tonë nga pavarësia e deri më sot, me theks të veçantë në pjesën e avancimit të sigurisë dhe sendërtimit të kapaciteteve të MPB-së, qëndron në kumtesë.

Pas takimit me ministrin Spasovski, drejtori i Policisë së përgjithshme të Republikës së Turqisë është takuar edhe me nikoqirin e tij, drejtorin e Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-sç, Llazo Vellkovski.

Në takimin e delegacioneve të policive të të dy vendeve, të kryesuara nga të dy drejtorët, Velkovski dhe Altinoj, siç theksohet në kumtesë, është biseduar dhe janë dakorduar një sësrë aktivitetesh konkrete në pjesën e trajnimeve reciproke në Qendrën për trajnim në Idrizovë dhe pranë Akademisë Policore në Ankara, para së gjithash trajnime për sigurimin e personave VIP, pastaj aktivitetet për këmbimin e përvojave lidhur me zbatimin e hetimeve financiare, larjen e parave dhe të tjera nga veprimet kriminale, si dhe vendosjen e komunikimit të drejtpërdrejt me përfaqësuesit më të lartë të shërbimit turk për luftë kundër drogës dhe tregtisë së palejuar me armë.

Drejtori i policisë turke. Altinok ka drejtuar ftesë zyrtare për vizitë kthyese të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së, Vellkovski, e cila duhet të realizohet deri në fund të vitit.