Julian Draxler nuk do të largohet nga PSG gjatë kësaj vere

Anësori gjerman, Julian Draxler në fillim të këtij viti nga Wolfsburg për 40 milionë euro u transferua në PSG.

Por, me ardhjen e Neymar, gjasat e tij për një vend në formacionin e parë janë zvogëluar.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij, një ndër to edhe Barcelona, shkruan Marca.

Por, Draxler është i lumtur dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të largohet gjatë kësaj vere