Duket se lidhja e bukuroshes nga Barbadosi Rihanna me miliarderin Hassan Jameel i ka bërë Chriss Brown dhe Drake, dy ish- të dashurit e saj më të përfolur të pendohen.

Pas deklaratave të Chriss se vazhdonte ta donte edhe pse ishte i sigurt se nuk do mund të ktheheshin më, tani është radha e Drake. Reperi i njohur ka postuar një foto në Instagram teksa rrinte mendueshëm në divan.

Në pamje te parë duket një foto normale, por jo. Fansat sy shqiponjë të tij vunë re se ai kishte veshur çorapet e Rihannës. 30- vjeçari po i mbante këmbët e ngrohta me çorapet të Rihanës.Mbi foton ai kishte shkruar thjesht “Punë”.