Borussia Dortmund ka kaluar me lehtësi përballjen ndaj Hertha Berlin.

Verdhezinjtë kanë fituar me rezultatin 2-0 në kuadër të javës së dytë të Bundesligës gjermane.

Sulmuesi Aubameyang në minutën e 15’ kaloi në epërsi Dortmundin, ndërsa gjatë pjesës së dytë në minutën e 57’ Nuri Sahin shënon golin e qetësisë.