Dortmundi e ka mposhtur 3:0 Wolfsburgun.

Borussia Dortmundi e ka nisur sezonin e ri në Bundesliga me fitore dhe spektakël, duke e mposhtur 0:3 në “Volkswagen Arena” Wolfsburgun shkruan Gazeta Express.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë, derisa një tjetër në atë të dytë.

Christian Pulisic (22’) dhe ish mbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra (27’), realizuan në pjesën e parë, derisa në atë të dytë gjeti golin edhe sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang (60’), për rezultatin përfundimtar 3:0.