Prokuroria Themelore Publike – Shkup, dorëzoi akuzë kundër personit që e sulmoi Radmilla Shekerinskën gjatë ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të këtij viti.

“Personi ngarkohet se gjatë ngjarjeve në Dhomën ligjvënëse ka kryer dhunë të ashpër, tërheqje për flokë një deputete në Kuvendin e Maqedonisë. E dëmtuara në ngjarjen ka marrë lëndime të rënda trupore”, njoftoi PTHP.

Prokuroria thekson se lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27.04.2017, zbatoi procedurë hetuese për vepër të kryer penale – Dhunë, për çka është paraparë dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 deri në 10 vjet. Pas procedurës së përfunduar hetuese, deri te Prokuroria Themelore Shkupi 1 – Shkup është dorëzuar Aktakuzë kundër të dyshuarit.