Luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS) janë duke u dorëzuar plotësisht dhe po vriten në qyteti Tal Afar të Irakut, njofton zëdhënësi i koalicionit luftarak të udhëhequr nga SHBA-ja në luftë kundër ISIS-it, Ryan Dillon.
Koloneli i ushtrisë amerikane Dillon ka thënë se militantët e ISIS-it në këtë qytet janë të provuar nga burimet e tyre dhe në cep të një humbjeje tjetër, transmeton Express.
Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë irakiane, Yahya Rasool, ka thënë se përafërsisht 2.000 luftëtarë të ISIS-it mbesin në qytetin Tal Afar.
Sipas tij, shumica janë të huaj, jo arabë të Irakut, megjithëse ka edhe vendorë që luftojnë përkrah ISIS-it.
Po ashtu, 10.000 civilë mbesin brenda qytetit, por autoritet kanë siguruar korridore të sigurta për t’i larguar ata.