Disa media raportojnë se para pak çasteve kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, ka dhënë dorëheqje nga posti.

Këshilli i Prokurorëve Publik duhej të mbante seancë në të cilën ishte paraparë që të emërohet ushtruesi i detyrës Prokuror Shtetëror Publik, në vend të Marko Zvrlevskit. Mirëpo në vend të kësaj ndodhi dorëheqja e Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski. Të enjten e kaluar seanca u anulua për shkak të kourumit.

Ushtrues detyre Prokuror Publik Shtetëror sipas paralajmërimeve do të zgjidhet njëri nga radha e prokurorëve të përhershëm të Prokurorisë, i cili përkohësisht do ta ushtroj funksionin deri në zgjedhjen e Prokurorit të ri shtetëror.