Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22 vjeçar, të akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme.

I arrestuari me inicialet A.U. dyshohet se ka nxitur zjarrin masiv ne Krrabë ku janë djegur 15 hektarë me pyje ditën e djeshme.

Nga kontrollet në banesën e të arrestuarit janë gjetur edhe bidonë me lëndë djegëse.

Sipas kodit penal zjarrvënia e qëllimshme dënohet rëndë nga 3 deri në 8 vite burgim. Dënimi bëhet edhe më i rëndë kur zjarri ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin apo jetën e personave, si edhe ndaj zonave të mbrojtura.

Për këto raste dënimi mund të shkojë nga 10 deri në 20 vite burgim.