Carlos Bacca është një nga lojtarët që mund të largohet nga Milani në këtë merkato verore. Sulmuesi i kuqezinjve ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por të gjithë zërat e largojnë atë nga “San Siro”.

Për këtë çështje ka folur vetë agjenti i futbollistit, i cili ka deklaruar për “Footmercato.net”: “Carlos ende nuk ka marrë ndonjë vendim “, ka deklaruar ai.

Përgjatë dy sezoneve, sulmuesi kolumbian ka arritur të shënojë 34 gola. Bacca u transferua nga Sevilla dy vite më parë për shifrën e 30 milionë eurove.