Deponia në fshatin Haraçinë e cila tanimë disa ditë ka filluar të digjet paraqet problem serioz për banorët e fshatit Haraçinë dhe më gjerë duke rrezikuar kështu shëndetin e banorëve të Haraçinës dhe fshatrave përreth. Banorët e anketuar nga Alsat shprehen pesimist në zgjidhjen e problemit. Andaj si alternativë nuk përjashtojnë mbajtjen e protestave dhe bllokimin e rrugës që lidhë komunën e Haraçinës me atë të Likovës.

Mendoj se duhet të bëhet zgjidhje urgjente ose popullata do të ngrihen në protesta dhe do ta bllokojnë rrugën regjionale , dhe mendoj se do të merren masa më radikale.”

Aty I djegin te gjitha fshatrat ,është shumë keq,nuk mund ta hapim derën prej erës keqe,ajo është krejt sëmundje. Një cigare e ndez dëmton shumë për rrethi ,ndërsa ajo e përfshinë të gjithë fshatin. Prej Kumanove e sjellin këtu e djegin, po të ishte diku tjetër nuk e do e lejonin.”

Deponia tanimë disa vite paraqet problem serioz për këtë zonë, por djegia e saj dhe tymi që përhapet vetëm se shton rrezikun e përhapjes së ndonjë epidemie.

Po na pengon,sidomos ne atje lart që jetojmë e djegin dhe bëhet shumë tym. Na pengon shumë,kemi edhe sëmundje prej saj.”

Po si nuk na pengojnë, na pengojnë edhe atë shumë. Gjatë kohë kjo punë nuk kryhet,askush nuk merr masa. Ku është gabimi ku është qëllimi as vet se dimë.”

Ekipi I televizionit Alsat tentoi të marrë edhe qëndrimin e Kryetarit të Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi lidhur me djegien e deponisë dhe nëse janë marrë apo jo masat e duhura për zgjidhjen e kësaj çështjeje , mirëpo ky i fundit nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet./alsat-m