Sukseset e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Era Istrefi nuk kanë të ndalur. Era pak muaj më parë kishte publikuar projektin e saj “Redrum”, këngë kjo e cila u pëlqye shumë nga fansat e saj.

Por Era me këtë këngë po arrin sukses edhe në arenën ndërkombëtare. Së fundmi është ky “What So Not” artisti australian i muzikës elektronike i cili ka realizuar remixin e këngës “Redrum”, të Era Istrefit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Era e cila në profilin e saj në Instagram ka postuar një artikull i cili është publikuar në “Billboard”.

Image