Prindër, të rritur, duhen evituar të folurat gati me të bërtitura nga distanca më të mëdha se 150cm, apo nga një dhomë në tjetrën, apo kur të rriturit janë jashtë mjediseve të shtëpisë dhe fëmija ndodhet brenda dhe anasjelltas. Distancat e mëdha detyrimisht diktojnë ngritjen e zërit duke ulur nivelin e seriozitet dhe duke shtuar shkallën e ankthit te fëmija. Duhet bërë shumë kujdes me etikën e të folurit me fëmijën, nëse vërtetë kërkojmë të kemi fëmijë të edukuar.

Gjithashtu do të ishte ideale që gjithë kohës kur flasim me fëmijën të përpiqemi ta shikojmë në sy dhe të flitet me zë të qetë. Nëse jemi larg nga fëmija, nuk duhet ta thërrasim, por të ngrihemi dhe t’i shkojmë afër në distancën optimale(150cm) dhe t’i flasim. Prindër mos përtoni, kjo mënyrë të vepruari rrit cilësinë e edukimit të fëmijës, e edukimit jo nëpërmjet frikës, por nëpërmjet respektit të njeriut ndaj njeriut, nëpërmjet njerëzores dhe qytetares.