Rreth 50-të përfaqësues qeveritar nga ministrit dhe trupat dikasterial, asociacione të personave me aftësi të kufizuara, shoqata qytetare, organizata dhe agjenci të Kombeve të Bashkuara në Maqedoni dhe  ekspertë morën pjesë në diskutimin tematik “Përforcim i mekanizmave kombëtare për vëzhgim dhe implementim të Konventës të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”.

Organizatorë të diskutimit janë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Zyra e përfaqësues së përhershme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas organizatorëve, qëllimi është shqyrtimi i situatës aktuale në shtet pas procesit të ratifikimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, arritjet e deritanishme, si dhe identifikimi i hapave të ardhshëm të cilat çojnë drejtë jetës aktive cilësore të personave me aftësi të kufizuara dhe gëzimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Deri tani kishte dy trupa, Trupi koordinues kombëtar për implementimin e Konventës së OKB-së, për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, i formuar nga Qeveria i cili ka pasur vetëm një takim nga formimi i tij dhe Trupi koordinues kombëtar për të drejta të barabarta të personave me aftësi të kufizuara, i formuar për ndjekjen e dispozitave nga Strategjia kombëtare për barazimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara 2010-2018”, ka theksuar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.

Sipas saj, duhen dy trupa në pajtim me drejtimet e Komitetit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara me kompetenca të ndara.

“Në frymën e përmbushjes së qëllimeve të qëndrueshme zhvillimore të Kombeve të Bashkuara, jemi të kënaqur nga angazhimi i i fuqishëm i Qeverisë për sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjithë, Jemi të vetëdijshëm se realizimi i hapave të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara kërkon kohë, ndërsa edhe ndryshimin e qëndrimeve shoqërore lidhur me pengesat e ndryshme nuk shkon lehtë. Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara shumë shpesh janë injoruar. Nëse duam progres, duhet të vendosim mekanizma funksional dhe efikas kombëtar për implementimin dhe vëzhgimin , siç parashikon Konventa e KB-së”, ka theksuar Luiza Vinton, përfaqësuesja e përhershme e KB-së.

Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara të Kombeve të Bashkuara u nënshkrua në vitin 2007, ndërsa u ratifikua nga ana e Qeverisë në vitin 2011. Me konventën, Republika e Maqedonisë obligohet të sigurojë të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët dhe të mundësojë jetë të barabartë të pavarur dhe mbrojtje