Disa nga zjarret që kanë përfshirë vendin vazhdojnë të jenë disa aktiv edhe më tej, derisa disa prej tyre janë lokalizuar. Edhe në komunën Makedonski Brod zjarret janë lokalizuar dhe janë nën kontroll. Ndërsa zjarr të ri ka në rrethinen e fshatit Greshnicë dhe po intervenohet nga Pyjet e Maqedonisë . Në komunën Çashkë zjarri ne vendin e quajtur Jasinovska Gllava është ende aktiv dhe po punohet për shuarjen e tij. Zjarr aktiv ka edhe në fshatin Nikishtan por është nën kontroll .

Nga zjarret e mbetura në vend,në regjionin e Shkupit,zjarri në fshatin Gradmanci,komuna Petrovec është ende aktiv, po punohet,bëhet fjalë për terren te paarritshëm dhe është e nevojshëm intervenimi nga lartë. Në vend ngjarje janë është dërguar edhe ekip nga toka me qëllim që zjarri te kontrollohet. Të kenë kujdes lëvizjen ne hapësira të hapura, ti respektojnë masat, rreptësisht ndalim lëvizje në pyje dhe të lajmërojnë për ndonjë zjarr qe më kohë te reagojnë nga institutet kompetente. – tha Nadica Vçkova,zëdhënëse nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë masat që janë në fuqi, përfshi edhe atë për lëvizje nëpër pyje./alsat-m