Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, nëpërmjet një reagimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar në lidhje me takimin që ka pasur ditën e sotme kryeministri Edi Rama me ambasadorët tanë nëpër botë.
Sipas Vasilit, diplomacia e Ramës mund të krahasohet me atë koreano-veriore, ndërsa shprehur dhe një herë shqetësimin lidhur me raportin e autoriteteve holandeze lidhur me regjimin e vizave me vendin tonë.
Statusi i Vasilit:
Diplomacia koreano-veriore e kryeministrit.
Gazeta holandeze ‘De Telegraaf” kthjellon gjithçka dhe situata lidhur me vizat është serioze.
Ndërsa ambasadorja shqiptare në Holandë demostroi “kurajo” për të dezinformuar dhe një standard koreano-verior informimi, që të tillë nuk e kanë patur as ambasadorët në kohën e Partisë së Punës.
Kjo diplomaci koreano-veriore i duhet shkollëpaktit, kryeministrit tonë. Në fund të fundit kaq kupton…Për të shqiptarët janë të fundit dhe ai punët (…) e tij i ka fjollë.