Skuadra e madhe kroate e Dinamos së Zagrebit, kundërshtarit të Skënderbeut në raundin e katërt të Europa League, ka bërë një “përforcim” të fuqishëm para sfidës me korçarët. Trajneri Cvitanoviç do të ketë tashmë të gatshëm edhe mesfushorin shqiptar Arijan Ademi, i cili ishte pezulluar 2 vjet nga UEFA, sepse kishte rezultuar pozitiv në testin antidoping.

Klubi i Dinamos së Zagrebit ka bërë një njoftim, ku fton të gjithë tifozët e saj që sot, para stërvitjes së orës 19:00, të mirëpresin mesfushorin dhe kapitenin Ademi. Një rikthim i rëndësishëm. “Ademi, përsëri mes nesh”, – shkruhej në njoftimin e skuadrës kroate