Nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy vendeve do të hapë perspektiva të reja për raportet dhe bashkëpunimin  mes dy shteteve, konstatuan ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministres e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në takimin që u mbajt pas nënshkrimit të Marrëveshjes nga ana e kryeministrave të Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

Siç kumtoi MPJ-ja, ministrat kanë ndarë edhe kënaqësinë që Qeverisë e dy shteteve në praktikë kanë treguar se kanë kapacitet që në mënyrë të pavarur t’i zgjidhin çështjet e hapura, si dhe vizionin për të ardhme të përbashkët evropiane dhe euroatlantike, shembull që hap perspektiva të reja për Rajon stabil dhe të integruar.

“Sot është ditë historike. Marrëveshja është manifestim i vullnetit të fuqishëm që të zgjidhen çështjet e hapura dhe së bashku të ecim përpara drejt të ardhmes, respektivisht siç deklaroi edhe Bashkimi Evropian – Marrëveshja është inspirim për rajon të plotë”, tha ministri Dimitrov duke theksuar mirënjohje deri te zëvendëskryeministra Zaharieva dhe gjithë ekipi.

Ministrja Zaharieva ka shprehur mirënjohje deri te Dimitrovi dhe kryeministri Zaev si dhe deri te ekipet që kanë punuar në Marrëveshje, me ç’rast theksoi: “Unë besoj fuqishëm se nëse fqinjët tuaj nuk janë mirë, nuk do të jesh as ti mirë. Marrëveshja është hap i parë për gjërat që duhet t’i ndërtojmë së bashku, efekti nga kjo marrëveshje tani do të matet”.

Në takim, ministrat kanë shprehur kënaqësi nga efekti pozitiv i dialogut të sapovendosur, të hapur dhe konstruktiv politik mes dy shteteve.

Global