Qeveria e Republikës së Maqedonisë as ka ndërmend dhe as ka dhënë urdhër apo instruksion, as ka kryer veprimtari kundërzbulimi kundër dhe në dëm të ndonjë prej vendeve fqinje duke përfshirë edhe Serbinë. Asnjëherë as nuk do të mendojë në këtë drejtim. Institucionet e vendit punojnë në pajtim me ligjin për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, deklaroi ministri i Punëve të jashtme Nikolla Dimitrov pasdite në pres konferencën në Qeveri.

Lidhur me nismën e Serbisë që të tërheqë ambasadorin e saj dhe tërë personelin e Ambasadës  se gjoja  për shkak të një veprimtarie kundërzbulimi ofensive drejt Republikës së Serbisë, Dimitrov theksoi se “pikërisht njerëzit në këtë Qeveri i kanë ndjerë pasojat nga përgjimet joligjore dhe e dinë mirë se çfarë do të thotë kjo”.

Ai tha se ka qenë i suprizuar nga vendimi i Beogradit zyrtar dhe notës diplomatike të dielën, pasi nuk është bërë asnjë bisedë me autoritetet në Beograd, dhe theksoi se  duhet që të kemi durim dhe të marrim informacione  zyrtare  për çfarë ka ndodhur në të vërtetë,  duke shmangur kështu edhe spekulimet në interes të të dy vendeve dhe miqësinë tonë.

“Thelbi i aksesit drejt bashkëpunimit rajonal të Qeverisë së re të RM-së bazohet në zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë në rajon përkundër krijimit të problemeve. Kjo është politikë e dyerve të hapura dhe zgjidhjeve, një akses i ri, konstruktiv dhe i hapur me fqinjët. Këto janë zgjidhje që çojnë drejtë avancimit të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e tjera nga rajoni. Jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme  rajoni  me vendosmëri të ecë drejt integrimeve euroatlantike”, theksoi Dimitrov.

Njoftoi se që të dielën pasdite, kur e mori notën nga Ambasade e Republikës së Serbisë, menjëherë i telefonoi ministrit Ivica Daçiq, por nuk arrit që ta flasë me të. Bisedë telefonike kanë kërkuar edhe dje përmes ambasadorit tonë në Beograd.

“Mirë është që ka paralajmërime edhe nga pala tjetër se bisedë të tillë do të ndodhë me siguri nëser edhe me kolegun Daçiq do të kemi rast të realizojmë bisedë. Qeveria e RM-së edhe një herë i përshëndet paralajmërimet e Beogradit zyrtar për mbrojtje të marrëdhënie miqësore dhe për kthimin e gjendjes në korniza të zakonshme”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Në pyetje që ta komentojë deklaratën e ministrit Daçiq për porosinë dërguar Shkupit se Beogradi “din gjithçka për çka janë marrë vesh”, Dimitrov u përgjigj nse qytetarët e Maqedonisë dhe të Serbisë në emër të gjithë asaj që i lidh nga e kaluara, si pjesë e një shteti të përbashkët, e edhe në të ardhmen – pasi janë dy vende që synojnë drejt BE-së, meritojnë për tema të tilla të mos bisedohet në bazë të spekulimeve.

“Për këtë shkak dialogu është shumë i rëndësishëm, për këtë shkak kanalet diplomatike janë shumë të rëndësishme. Ne përmes Ambasadës sonë në Beograd kërkuam informatë zyrtare për ngjarjen dhe do të ishte keq nëse marrim konkluzione të përshpejtuara para se të marrim një informatë të tillë. Në dy muajt e gjysmë sa e kemi mandatin, ofensiva e vetme që e ndërmarrim është ofensiva e zhvillimit të miqësisë në Ballkan. Të gjitha kontestet dhe dilemat i shohim përmes këtij prizmi, të bindur se do të arrijmë të gjithë së bashku, ose nuk do të arrijmë të gjithë së bashku”, tha Dimitrov.

Në këtë drejtim, shtoi ai, është edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, marrëveshja me Shqipërinë për seanca të përbashkëta të qeverive dhe vizita e parë zyrtare e tij në Greqi.