Tërë Ballkani shumë pret nga Gjermania. Ajo është një nga motorët kryesorë edhe të Evropës, edhe të Procesit të Berlinit, i cili shumë merret me neve dhe samiti i fundit në Triestë ishte shumë i frytshëm, deklaroi ministri i Punëve Nikolla Dimitrov pasdite në konferencë për shtyp lidhur me pritjet nga konferenca në Berlin në fillim të shtatorit para zgjedhjeve në Gjermani.

“Do të kërkoj ta shfrytëzojmë këtë rast dhe të bëjmë diçka nga shteti i ynë, të bëjmë demokraci evropiane me të cilën do të mbisundojë e drejta. Kjo është mundësi edhe për Evropën edhe për Gjermaninë që të tregojnë se mund jo vetëm të ndihmojnë të pengohet që kriza të shkojë edhe më thellë, por edhe të ndihmojnë kur ka punë të mira edhe zhvillim të mirë, që të arrihet deri në suksesin përfundimtar”, tha Dimitrov.

Është me rëndësi, tha ai, të sigurohet që Maqedonia të fillojë negociata qasëse për hyrje në BE. Ai vlerëson se për perspektivën evropiane përgjegjësia është e Maqedonisë, por edhe e Evropës.