Qeveria e Maqedonisë as që ka pasur qëllim, e as që ka dhënë urdhër, e as që ka kryer veprim spiunazhi kundër cilitdo shtet fqinj, përfshirë edhe Serbinë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov në një pres-konferencë sot pasdite në Qeveri.

Shefi i Diplomacisë Maqedonase i përgënjeshtroi pohimet e kreut shtetëror serb, sipas të cilëve Maqedonia ka kryer ofensivë kundërzbulimi me përkrahjen e faktorit të jashtëm kundër Serbisë.

“Nëse lëshohemi në spekulime se kush do të mund të ishte do të bënim vetëm më shumë keq sesa mirë. Të hapim dialog të drejtpërdrejtë, duke u udhëhequr para së gjithash nga ideja se edhe Serbia edhe Maqedonia kanë interesa që të ruajnë afërsinë. Të dielën, kur e mora notën nga Serbia, iu paraqita Daçiqit, por nuk arrita të lidhem me të. Kërkova bisedë telefonike edhe dje. Besoj se nesër do të bisedojmë me kolegun”, deklaroi Dimitrovi.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/NovatvWeb/videos/933787136772016/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]