Në zemër të stinës së dimrit, Australia regjistroi muajin korrik si më të nxehtin që nga periudha kur temperatura nisi të regjistrohet, 107 vite më parë, sipas raportit të fundit të zyrës së meteorologjisë (BOM).

Raporti i publikuar sot bën të ditur se mesatarja në rang kombëtar e temperaturave maksimale është shumë më e lartë e regjistruar deri më tani në korrik, me 2,62 gradë Celsius mbi normalen, ose 0,66 gradë Celsius më shumë se rekordi i mëparshëm i shënur në 1975.

Një realitet i vështirë për fermerët e vendit, kryesisht prodhuesit e kulturave të dimrit u përballën në muajin qershor mjaft i thatë dhe me një shkallë të lartë të avullimit të tokës. Në Australinë Perëndimore për shembull gruri i Wheatbelt, me mungesë vaditje ka vështirësi të arrijë fazën përfundimtare deri në pjekje.

Sipas raportit të BOM, gjysma veriore e vendit është më e prekur nga kjo valë e pazakontë të nxehti, në shtetet e Queensland, të Territorit të Veriut dhe të Australisë Perëndimore ku termometri arriti në korrik nivele të pazakonta, përcjell Atsh.

Në disa nga këto rajone kryesisht në jug të Territorit të Veriut, mesatarja e temperaturave maksimale ka tejkaluar normalen prej 3 gradë Celsius.