Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjolla Nallbani është njëra ndër artistet tona e cila edhe përkundër viteve që ecin, ajo vazhdon ende të jetë në formë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Manjolla ka publikuar një video përmes të cilës dërgoi një mesazh të fuqishëm tek dikush që e lëndoi atë.

“Ndonjehere jemi kaq naive, sa e kerkojme te miren tek cdo njeri…. duke harruar qe ne disa njerez e mira thjesht nuk ekziston”…..Ndersa keto puthje jane per te gjithe ata njerez te mire qe me rrethojne, qe i dua e me duan [????] ” shkruan këngëtarja.

Komentet e fansave të saj ishin të shumta sipër fotos, duke i shprehur përkrahje dhe respekt për të.