Në 107 vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, Ideatorja dhe producentja e Himnit të Nënës Tereze,Dijana Toska, drejtoreshës së Shtëpisë së Nënës Tereze në Shkup, zonjës.Renata Kutera Zdravkovska, i dhuroi DVD e Himnit të Nënës Tereze,të  dizajnuar nga njerëzit me aftësi të kufizuara, i krijuar mbi poezinë Lamtumirë“ të cilën Gonxhe Bojaxhiu e kishte shkruar më vitin 1928, rrugës nga Irlanda për Kalkutë.

 Në vitin 2015  me kërkesë të producentes, kompozitori Genc Tukiqi, bazuar mbi një ide të Lorenc Antonit e kishte shndëruar këtë poezi në vepër artistike, të cilën e interpreton, sopranoja e njohur, Inva Mula.  Nën dirigjimin e maestros, Bujar Llapajt dhe realizimin e Korit dhe orkestrit të Filharmonis së Kosovës, instrumentistëve nga Shqipëria e Maqedonia, Valsi Hyjnor me 5 shtator 2015 u përurua në Prishtinë, ndërsa me 3 shtator 2016 në vigjile të Shenjtërimit të Nënës Tereze, u interpretua në Vatikan.

 Në muret e Shtëpis Muze të Nënës Tereze ishte e varur poezia Lamtumirë vetëm  në gjuhën maqedonase OBECANJE, por që nga dje aty pranë do të vendoset edhe DVD me përmbajtje shqip ashtu siq e shkroi me dorë të vet,Gonxhja Jonë.

Me këtë rast drejtoresha Zdravkovska ka faleminderuar Dijana Toskën për kontribut madhështor që e bën Nënë Terezën edhe më të afërt për njerëzit e vendlindjes së saj.