​Policia e Kosovës ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një banesë kolektive në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Washington” në Gjakovë, më 15 gusht në ora 03:23.

Në vendngjarje kishin dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit ku është bërë evakuimi i banorëve dhe lokalizuar zjarri.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.