Nga gama e dietave, më e suksesshmja dhe më e kërkuara për këtë vit është dieta e hartuar nga ‘General Motors’. Kjo dietë u zhvillua nga kjo kompani gjatë viteve 1980 për të forcuar shëndetin e punonjësve të saj. Por në vitin 2017, dieta e ‘General Motors’ u bë një hit i vërtetë i kërkimit në Google, gjë që nuk është befasi, sepse premton një humbje prej 7 kilogramë në vetëm 7 ditë.

Rregulli kryesor i dietës është ndarja e rreptë e produkteve ushqimore gjatë një jave!

Ditën e parë të dietës duhet të hani vetëm fruta, por vetëm ato me bazë uji. Kështu, bananet janë rrepëtëisht të ndaluara dhe më të rekomanduara janë shalqiri dhe pjepri.

Ditën e dytë duhet të hani vetëm perime të ziera apo të pjekura. Frutat janë të ndaluara. Fillojeni ditën me patate të pjekura në mënyrë që të rifitoni karbohidrate.