Diego Costa përfundimisht do të largohet nga Chelsea për të kaluar në Atletico Madrid

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa do të kthehet te ish skuadra e tij Atletico Madrid, për t’u larguar kështu pas tre viteve nga Chelsea.

Spanjolli nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte, pavarësisht se vitin e kaluar ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e Premierligës.

Sipas Daily Mail, Chelsea dhe Atletico kanë arritur marrëveshje për transferimin e Costas për 45 milionë euro.

Lojtari momentalisht gjendet në Brazil, por në ditët e ardhshme do të arrij në Madrid, ku do të nënshkruajë kontratë me Atleticon