Tërheqja e diplomatëve serb nga Maqedonia ka shkaktuar komente të shumta te mediat ndërkombëtare, ndërsa analizë të gjatë i ka kushtuar e përditshmja e djathtë austriake “Die Presse”.

“Ish republika multi-etnike ndodhet në kontestim për arsye komploti. Shërbimi sekret serb ka “vërtetime” për një operacion “tepër ofensivë” kundër organeve serbeve dhe institucioneve në vendin fqinj, arsyetoi presidenti serb Aleksandar Vucic. Gjithshka do sqarohet në “dhjetë ditët e ardhshme”, ndërsa është evidente se marrëdhëniet mes Shkupit dhe Beogradit janë përkeqësuar prej ndërrimit të pushteteve. Qeveria serbe kishte mbështetur popullistin nacionalist Nikola Gruevski gjatë fushatës zgjedhore të 2016,” përcjell botasot.info.

Media kujton se gjatë mësymjes së parlamentit në Shkup, ku u plagosën disa deputetë, kamerat vërtetuan se aty ndodheshin edhe pjesëtarë të shërbimit sekret serb. Përveç kësaj, Serbisë mbase nuk i ka pëlqyer përmirësimi i marrëdhënieve mes Shkupit dhe shtetve tjera fqinje: Shqipërinë, Kosovën dhe Bullgarinë.

Në fund Die Presse shkruan se nëse Beogradi nuk u shqetësua nga njohja e pavarësisë së Kosovës në 2008 nga qeveria Gruevski, tani atë e shqetëson vetëm mbështetja maqedonase për anëtarësim të Prishtinës në UNESCO.