Një fëmijë 6-vjeçar  humbi jetën tragjikisht. I mituri u zu poshtë nga një portë hekuri. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Blliçe të Dibrës ku fëmija kishte shkuar me pushime tek daja i tij. Sipas policisë, 6-vjeçari ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë kur ndodhi ngjarje. Në një moment, porta e hekurit me shina është shembur dhe i ka rënë sipër te miturit. Ndonëse u dërgua në spitalin rajonal të Peshkopisë, vogëlushi humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra në kokë.