Tregu i blerjeve në këtë merkato vere po dëshmohet gjithmonë e më i vështirë për Barcelonën. Klubi blaugrana ka arkëtuar jo pak, por shumën rekord prej 222 milionë euro nga shitja e Neymar, duke patur kështu një thesar të tërë në dispozicion për të shpenzuar në blerje.

Mëngjesin e sotëm, tabloidi prestigjoz britanik, “The Sun” njofton në faqen e parë të tij se Angel Di Maria është shumë pranë Barcelonës.

Di Maria është një opsion që është pëlqyer gjithmonë nga Barça. Ai vlerësohet si një futbollist me teknikë të jashtëzakonshme, me eksperiencë dhe premtues, ndonëse tashmë është 29 vjeç.

Gjithashtu edhe vetë futbollisti është entuziast për idenë e të luajturit te Barcelona me Messin, të cilin ai e konsideron futbollistin më të mirë në botë.

Global