Policia e Korçës ka vënë në pranga një 29 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë në familje.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë bënë kapjen e arrestimin në flagrancë të Elton Zyberi, 29 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 01.08.2017, dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases L.Z, 52 vjeçe, si edhe ka goditur me sende të forta vëllain e tij (nga nëna) shtetasin P.S, 15 vjeç, i cili ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës, ku  ndodhet  jashtë rrezikut  për jetën.

Materialet  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.