Hiti i verës së kaluar, “Despacito” aktualisht , është  videoja më e shikuar e të gjitha kohërave në faqen e internetit, në YouTube.

Kënga e realizuar nga bashkëpunimi i dy muzikantëve portorikanë, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka arritur një shikueshmëri prej shumë se 2,9 miliardë klikime që prej muajit janar.

“Videoja ka thyer rekordin e shikueshmërisë duke lënë pas ” See you again” një bashkëpunim midisreperit amerikan, Whiz Khalifa dhe këngëtarit , Charlie Puth me 2 994 miliardë shikime”, njoftoi gazeta Billboard e cila publikon çdo fundjavë renditjen e këngëve më të sukseshme sipas top chartit amerikan.

“Gangnam Style” ishte videoja e parë në YouTube që i kaloi 1 miliard shikime në dhjetor 2012.

“Despacito” tashmë ka thyer një rekord botëror në mes të korrikut me rreth  4,6 miliardë shikime.