Ashtu siç ishte lajmëruar, ditën e sotme në orën 10:00 të paradites, trajneri serb Mlladen Milinkoviç u paraqit në zyrat e FSHF-së së bashku me ndihmësin e tij, Vasil Papa, i cili bën edhe rolin e përkthyesit për zgjidhjen e problemit të kontratës me Luftëtarin, klub të cilin e drejtoi në sezonin e kaluar.

Gjirokastritët u përfaqësuan në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve nga zëdhënsi i klubit, Rigels Malile. “Panorama Sport” zbulon se në seancën, e cila cilësohej si seancë pajtimi, nuk  është gjetur gjuha e përbashkët dhe tashmë palët janë zyrtarisht në gjyq.

Milinkoviç nuk federohet dot si trajner i Kukësit pa zgjidhur kontratën me Luftëtarin. Klubi gjirokastrit këmbëngul për dëmshpërblim 100 mijë euro për ta lënë të lirë.