Sot, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, ka realizuar takim me Ambasadorin e Norvegjisë, z. Arne Sannes Bjornstand.

Në këtë takim kryesisht është biseduar për reformat e nevojshme që duhet ti ndërmerr qeveria e re si dhe zhvillimet e fundit politike në këtë vend, ku me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme. Deputeti Zendeli e njoftoi z. Bjornstand për rolin konstruktiv që ka luajtur BESA në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në mbështetje të procesit në dobi të qytetarëve në të ardhmen.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.