Anëtarët e parlamentit iranian e kanë gjetur veten nën kritika të ashpra për sjelljen “të  çuditshme dhe të pahijshme ” ndaj diplomates më të lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ajo ishte në Iran për inaugurimin e presidentit Hassan Rouhani të shtunën.

Por përfaqësuesja Evropës e gjeti veten qendrën e vëmendjes në dhomën kryesore të parlamentit.

Fotot nga Irani tregonin zonjën Mogherini të rrethuar nga një numër i madh deputetësh meshkuj.

Shumica prej tyre u përpoqën të bënin foto me të dhe e rrethuan për më shumë se 15 minuta.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kritikuan deputetët, duke i tallur ata ose duke etiketuar veprimet e tyre “poshtëruese”.

Agjencia e lajmeve “Fars” postoi një foto që shumë përdorues të medias sociale mendonin se e tregoi Mogherinin të poshtëruar, dhe e cilësoi sjelljen e deputetëve “të çuditshme”.