Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojnë Interpelancë për punën e ministritë të Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për shkak të zjarreve dhe problemeve të bujqve.

“Në Republikën e Maqedonisë në gjithë territorin po ndodhin një sërë zjarre të hapura, gjegjësisht djegie e sipërfaqeve të mëdha të pyllit me drunj të lartë me pasoja të paçmuara nga humbje të përhershme dhe degradim të rripit pyjor, pasoja serioze ekologjike ndaj mjedisit jetësor, shkatërrim të pronësisë private dhe publike dhe vendosje në rrezik jetësor banorët e rajoneve dhe vendbanimeve që janë në flakë.”, tha në konferencën për shtyp deputeti Zoran Ilioski duke shtuar se çdo ditë ka zjarre të reja jashtë kontrollit, ndërsa nga institucionet nuk ka ndihmë.

Ata kanë konkluduar se zjarret pyjore janë shkaktuar qëllimisht nga pushteti aktual me qëllim që ta kthejnë vëmendjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë nga, siç tha Ilioski, politikat humbëse të cilat i zbaton Qeveria aktuale në periudhën e deritanishme. Konsiderojnë se më përgjegjës për kujdesin dhe mbrojtjen e pyjeve është ministri Lupço Nikollovski i cili, sipas tyre, ka treguar joseriozitet në qasjen për zgjidhje të problemit.

Interpelancën e dorëzojnë edhe sepse konsiderojnë se Nikollovski po i injoron bujqit dhe nuk ka arritur të ballafaqohet me problemin me blerjen e prodhimeve bujqësore.