Deputetët nga VMRO-DPMNE nuk lejojnë që sigurimi i parlamentit të largojë Antonio Milloshoski me kërkesë të Kryetarit të Talat Xhaferi, transmeton TetovaSot.

Arsyeja për kërkesën e Xhaferit është se Milloshoski pa marrë leje e ka marrë fjalën. Pasi Xhaferi ka thirrur sigurimin, opozita e revoltuar kanë bllokuar folotoren e parlamentit për të mbrojtur Milloshoskin.

Pika e parë në rendin e ditës të seancës plenare ka qenë shkarkimi i prokurorit publik të shtetit Marko Zvërlevski.

Pasi që deputetët e opozitës nuk janë larguar nga foltorja, Xhaferi ka dhënë pushim prej 10 minutash./TetovaSot/

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/a1onmk/videos/1427311620677764/” width=”640″ height=”400″ onlyvideo=”1″]