Djegia e doponisë në qytetin e Tetovës për dy ditë më radhë ka bërë që shumë qytetarët të preken nga tymi dhe gazrat helmuese. Bomba ekologjika ka qenë aty prezent dhe shpërthimi i saj është pritur në çdo moment, vlerësojnë ambientalistët sipas të cilëve pak rëndësi ka se kush e ka ndezur zjarrin. Problemi qëndron në atë se pse ky problem i kamotshëm nuk është zgjidhur deri tani.

Është vetë lokacioni i kësaj deponie që do të thotë se ai nuk e ka vendin në asnjë mënyrë aty, çështje e dytë do të ishte zgjidhja e përhershme e problemit të deponisë, por edhe regjionit më gjerë , nuk është shumë rëndë, por nuk do të thotë se s’ka mundësi që të zgjidhet , mundësia ekziston, sepse eksitojnë shumë kompani si nga jashtë ashtu nga vendi që mund të meaxhoijnë me këtë problem. Ffajësimi kush e ndezi nuk është me rëndësi ai është ndezur vetveti apo dikush tjetër dhe pasojat janë shumë të rënda- tha ambientalisti Murezan Ismaili.

Plumologu Dejan Dokiq thotë se tymi i dalë nga djegia e deponisë në vetë ka shumë elemente helmues që shkaktojnë ndezje në mushkëri. Sipas tij më të rrezikuar janë fëmijët dhe të sëmurët kronik.

Ajri jo i pastër që vjen nga automobilat nga dizel makinat, tymi nga fabrikat si dhe nga djegia e deponive përmbajnë një numër të madh të grimcave të dëmshme qofshin ata organike apo joorganike të cilët ndikojnë në shëndetin e njerëzve. Tek ata pacientë që janë të shëndetshëm, shkaktojnë ndezja në mushkëri në hundë dhe sy të cilët zakonisht manifestohet me teshtitje ,kollitje dhe lotim të syve dhe simptoma të tjera. Ndërsa tek ata pacient që janë të sëmurë më sëmundje kronike vjen deri tek përkeqësimi gjendjes së tyre shëndetësore ku në shumicën e rasteve vjen deri tek hospitalizomi i tyre- paralajmëroi plumologu Dejan Dokiq.

Nga spitali i Tetovës nuk japin të dhëna zyrtare nëse është rritur numri i pacientëve që ka kërkuar ndihmë mjekësore si rezultat i simptomave të lartpërmendura që vijën si pasoj e ndotjes së ajrit nga ndezja e deponisë. Ndryshe Tetova akoma është nën tym dhe kundërmon erë të rëndë nga typi./alsat-m