Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e parë të kampionatit ndaj Veronës, por për specialistët e futbollit italian ishte ndëshkim i pamerituar dhe teknkologjia VAR në këtë rast gaboi.

Gjykata sportive italiane nxori ditën e sotme edhe vendimet për lojtarët e pezulluar. Hysaj do të mungojë vetëm një ndeshje në kampionat, atë ndaj Atalantës në shtëpi.